Ministria e Jashtme dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mbi promovimin e turizmit jashtë kufijve të Shqipërisë.

Marrëveshja e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri, Gazmend Turdiu dhe drejtoresha e agjencisë kombëtare të Turizmit, Nada Kallciu, i shërben mbi të gjitha organizimit të aktiviteteve për thithjen e turistëve të huaj.

Gazmend Turdiu: “Memorandumi në vetvete është baza për hartimin e programeve të përbashkëta, për organizmin e takimeve seminareve, konferencave dhe panaireve të cilat duhet të synojnë 2 qëllime, mundësitë tona në rritje për të shtuar numrin e turistëve. Do të synojnë edh thithjen e investimeve të huaja, tërheqjen e kompanive të njohura për të investuar në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.”

Për Kallciun konkretizimi i kësaj marrëveshje me përfaqësitë diplomatike është një hap i sigurt për promovimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e turistëve.

Nada Kallciu: “Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet 2 institucioneve është shprehje e vullnetit të përbashkët, por edhe të detyrimeve të përbashkëta që kemi lidhur në kuadër të promovimit të një prioriteti që është zhvillimi i turizmit në vend.”

Vetëm për vitin 2009 numri i turisteve qe kane vizituar Shqipërinë ka arritur shifrën e mbi 2 milionë personave./tvklan.al