Ne kuadër te zhvillimit te qëndrueshëm te turizmit dhe ne rritjen e cilësisë te organizimit te aktiviteteve dhe sporteve ujore ne brigjet e detit Adriatik Agjencia Kombëtare e Turizmit zhvilloi dhe organizoi Ditën e Veles.
Mikpritës i këtij aktiviteti u be plazhi i Golemit ku për te parin vit ne bregdetin shqiptar lundruan dhjete barka veliere.
Nada Kallçiu: “Ky organizim dhe kjo paraqitje që ne po bëjmë për ditën ndërkombëtare të veles bëhet përsa i përket promovimit të vlerave turistike të vendit si dhe të këtij sporti të ri për vendin tonë, por shumë të përhapur dhe shumë të zhvilluar në vendet me përparësi turizmin dhe vendet evropiane.”
Ana Nina: “Ftojmë të gjithë kush është i interesuar nesër, pasnesër për vitin tjetër të organizojmë gara dhe evente më interesante në këtë sport.”
Ky sport i ri ne Shqipëri, por shume i frekuentuar ne vendet e zhvilluara do te rrisë interesin e pushuesve për te krijuar mundësinë e kalimit te pushimeve aktive. Ndërkohe sporti i velave pritet te shtrihet ne te gjithë relievin bregdetar te vendit./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani