3500 fidanë të rinj pishe mesdhetare janë mbjellë në komunën e Prezës nga Ministria e Mjedisit në kuadër të ripyllëzimit. Zona ku u mbollën fidanët e rinj është djegur rreth dy vjet më parë. I pranishëm gjatë mbjelljes së pishave të reja , ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, u shpreh se ripyllëzimi do të shtrihet në të gjitha zonat.
Fatmir Mediu: “Ne jemi në një fushatë intensive të ripyllëzimit, por besoj që ka akoma më shumë për të bërë. Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie të qenësishme në pushtetin lokal sepse kemi transferuar dhe 60% të pyjeve, por së bashku më transferimin që i kemi bërë pyjeve të pushtetit lokal duhet patjetër që të transferojmë edhe njohuritë tona dhe të bashkëpunojnë duke e konsideruar atë si një pasuri të përbashkët.”
Shtimi i hapësirave të gjelbërta dhe për më tepër zëvendësimi i pyjeve të prera apo të djegura, është jo vetëm prioritet i Ministrisë së Mjedisit , por edhe i qeverisë shqiptare./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami