Mediu: Zhvillimi i ekonomisë në koordinim me mjedisin

Marrëdhëniet ekonomike  dypalëshe, sfidat dhe perspektivat në këtë sektor, ka qenë tema e diskutimit në Forumin i 3-të Greko-Shqiptar. I pranishëm ishte dhe Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, i cili tha, se zhvillimi i ekonomisë duhet të ecë krah politikave mjedisore.

Fatmir Mediu: “Te gjithë aktorët vendimmarrës dhe politikbërës në rajon tashmë duan të kenë përqasje dhe politika të përbashkëta për çështje shumë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, të përputhur pastaj më zhvillimet mjedisore. Zhvillimi ekonomik dhe mjedisi përbën në thelb marrëdhënie dhe vetë ekzistencën tonë, çka na detyron në ndërtimin e një raporti të drejtë, midis zhvillimit të mirëqenies ekonomike, që është mëse i domosdoshëm dhe nga ana tjetër të ruajtjes së mjedisit, të kultivimit dhe përkujdesjes ndaj territorit ushqimor mjedisor dhe historik të njeriut. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, shfrytëzimi i balancuar i burimeve dhe një mjedis i mirëmenaxhuar, janë dhe duhet të jenë në qendër të vëmendjes dhe  debateve të vendimmarrësve”.

Në forum u diskutua dhe mbi planin kombëtar që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për menaxhimin e mbetjeve urbane./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi