Ministria e Mjedisit ka forcuar kontrollet për shkelësit e ligjit dhe shkatërrimin e mjedisit.

Si pasojë janë mbyllur rreth 200 aktivitete të ndryshme. Gjatë analizës shtatë mujore, Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, u shpreh se po forcohen masat për mbrojtjen e mjedisit.

Lufter Xhuveli: “Janë pezulluar dhe mbyllur 200 aktivitete si dhe janë çuar për ndjekje penale rreth 100 shkelës të ligjit. Forcimi i kontrolleve për parandalimin e kundravajtjeve dhe për zbatimin e ligjshmërisë ka sjellë ulje të rasteve të shkeljeve të ligjit dhe kësisoj përmirësimin e situatës mjedisore”.

Duke mbetur tek mjedisi nga analiza vihet re se kryeqyteti vazhdon të ketë ajër të ndotur mbi normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Lufter Xhuveli: “Në Tiranë janë vërtetuar dy stacione brenda standardeve shqiptare. Në stacionet e tjera ka një ulje të kësaj si rezultat i gjobave dhe sanksioneve që janë vënë. Më shumë se 30 sanksione me gjobë janë vënë në kryeqytet”.

Përgjatë këtij shtatë mujori janë monitoruar edhe ujërat bregdetare nga rezulton se nga 71 stacione në zonat më të frekuentuara vetëm tetë janë të ndotura./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami