Erla Mëhilli: “Bazuar pikërisht në këtë raport dhe në inspektimet e kryera ne sugjerojmë që Instituti i Shëndetit Publik të zyrtarizojë rezultatet e analizave të ujit të kryera më, nga data 19 Qershor deri në datë 23 Qershor mbi bazën e të cilave do të ndërmerren dhe masat për zgjidhjen e problemit në rast se përfundimisht evidentohen probleme me cilësinë e ujit, ndërkohë drejtoria e përgjithshme e ujësjellës-kanalizimeve ka marrë të gjitha masat për të ndërhyrë në rehabilitimin e linjës kryesore që kalon në territorin e kombinatit, i cili ka rezultuar i amortizuar, dhe sipas një vlerësimi paraprak vlera për këtë ndërhyrje shkon rreth 15 milion lekë.”/tvklan.al