Biznesi po lehtësohet nga burokracirat në marrjen e licencave.

Bazuar në vendimin e fundit të qeverisë Ministria e Punëve Publike bën të ditur listën e re të licencave.

Konkretisht kjo ministri ka reduktuar me rreth 75% licencat e dhëna deri tani në fushën e ndërtimit dhe të transportit, pjesa më e madhe e të cilave është hequr përfundimisht, ndërsa pjesa tjetër u kalon bashkive.

Ymer Shllaku: “Me ndryshimet e fundit 15 prej tyre hiqen, 8 transferohen në organet e pushtetit vendor dhe në drejtorinë e përgjithshme të transportit rrugor dhe tetë prej tyre vazhdojnë të jepen në këtë ministri. Shprehim bindjen që kjo reformë do të lehtësojë klimën e biznesit, do të rrisë ndjeshëm vendet e punës”.

Pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do të vijojnë të lëshojnë tetë licenca nga 31 që kanë qenë më parë, kryesisht në sektorin e transportit rrugor dhe në atë të ngarkim-shkarkimit në portet detare./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro