Lajme Arkiva 2003

Florion Seriani: Në qendrën e votimit të fshatit Qeparo rreth orës 17:00 të ditës së djeshme shtetasi Pirro Qesari, Foto Leka, në gjendje të dehur kanë marrë vulën e komisionit të kësaj qendre edhe janë larguar. Me të marrë informacionin shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre personave dhe falë veprimeve të shpejta u bë e mundur që ata të kapen vetëm 20 minuta më pas. Vula e qendrës së votimit, ju dorëzua me procesverbal komisionit të qendrës dhe ndaj shtetasve të lartpërmendur filloi çështja penale. Dy, në orë 19:00 në Himarë, shtetasi Kozma Pilo, banor i qytetit të Himarës aktivistë i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka hedhur një sasi dinamiti afër qendrës së votimit dhe si pasojë është plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, polici i shërbimit Meleq Peculi dhe dy shtetas të tjerë banorë të Himarës edhe këta jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku janë vënë në ndjekje të personit dhe kanë kryer veprimet procedurale dhe me veprime të shpejta kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Shtetasi Kozma Kujtim Pilo 53 vjeç, banues në Himarë, për të cilin ka filluar çështja penale. Tre, rreth orës 22:00 në qendrën e votimit Himarë fshat, gjatë procesit të numërimit të votave, janë futur 4 persona të armatosur të cilët kanë goditur me grushta një anëtarë  të komisionit, të cilët kanë goditur me grushta një anëtarë të komisionit, kanë marrë një numër fletësh votimi dhe janë larguar duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor. Policia me të marrë njoftimin ka shkuar ne vendngjarje , ku ka kryer të gjitha veprimet procedurale duke marrë në pyetje si personin e dëmtuar ashtu edhe dëshmitarët. Personi i dëmtuar është penguar për një kohë të gjatë për të dëshmuar nga anëtarët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.  Madje ai nuk ka pranuar të bëjë as kallëzim penal. Megjithatë policia e ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje./tvklan.al