Stina e nxehtë e verës rrit detyrimisht nevojën për gjak, ndaj të gjithë duhet të sensibilizohen për dhurim vullnetar dhe ky është mesazhi  i  përcjellë nga kreu i shëndetësisë Anila Godo. Dikasteri i drejtuar prej saj ka nisur prej kohësh një fushate sensibilizuese. Këto ditë, pjesë e fushatës dhuruese janë bërë edhe vetë punonjësit e kësaj ministrie.

Anila Godo: “Për gjak ka gjithmonë nevojë dhe të themi gjaku është një produkt që nuk prodhohet, pra duhet të dhurohet. Duket që promocioni ka ecur mirë këtë vit në shëndetësi pasi faktikisht në krahasohemi  më një vit më parë mund të themi që kemi dyfishim të burimeve vullnetare të gjakut. Sezonin e verës kur dhe operacionet e planifikuara kanë një rënie gjithmonë gjendemi pak të zbuluar dhe për këtë arsye institucionet kryesore që merren më këtë marrin masa për ti paraprirë kësaj gjendje që normalisht ne e presim, një lloj rënie të dhurimit të gjakut gjatë muajve të verës. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, kryesisht të rinjve të dhurojnë gjak pasi është një gjest fare i thjeshtë, i vogël, qytetar që nuk i kushton askujt asgjë, por që dikujt një pacienti i kushton dhe jetën.”

Duke u përqendruar tek nevojat për gjak, ministrja Godo sqaron se për gjatë muajve të verës do të organizohen herë pas herë fushata sensibilizuese në ambiente të hapura për dhurimin vullnetarë nga qytetarët.

Sipas specialistëve dhurimi i gjakut jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por ndihmon në ripërtëritjen e organizimit. Dhe nëse një  individ do të dhuronte gjak 3 herë në vit, çka konsiderohet mese normale, nevojat për gjak do të plotësoheshin./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami