Shqipëria po i thotë lamtumirë pandemisë së gripi AH1N1. Kjo konfirmohet nga ministri i shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili gjatë analizës 1-vjeçare të ISHP-së, theksoi se situata është e normalizuar dhe nën kontroll.
Petrit Vasili: “Sot mund të thuhet që kemi një situatë përsëri nën kontroll. Kemi një pandemi e cila përgjithësisht është në vëzhgim të plotë dhe nën kontrollin e duhur profesional dhe epidemiologjik dhe besojmë se dalja nga pandemia duket një realitet. Ky është një konstatim apo një vlerësim i përmbajtur.”
Specialistët e Shëndetit Publik deklarojnë se aktualisht nuk ka asnjë rast të rëndë me gripin e derrit, për më tepër numri i të prekurve në ditë nuk shkon më shumë se dy persona. Sipas tyre në qarkullim për momentin janë virozat sezonale. /tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami