Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Futja e sistemeve të shpejta të informimit të strukturën e Ministrisë së Shëndetësisë është një nga përparësitë për synimet për të sotmen dhe të ardhmen. Në 17 rrethe të vendit tashmë funksionon sistemi alert ose sistemi i mbikqyrjes së shpejtë i bazuar në lidhjet me e-mail, çka bën të mundur dhëniet dhe marrjen e informacionit nga zonat që mund të jenë vatrat e epidemive. Për Tv Klan prononcohet Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, si dhe zoti Luigi Milorin.

Leonard Solis, Ministri i Shëndetësisë:- “Mendoj që ky sistem informimi i cili është i mbështetur fuqimisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që mori jetë gjatë krizës së Kosovës, do të shtohet dhe do të zgjerohet për të përfshirë të gjithë Shqipërinë. Nuk mundet më të anashkalojmë asnjë situatë epidemiologjike. Kjo na bën të marrim masa dhe të japim informacion të saktë”.

Zoti Luigi Milorin shprehet se e ardhmja e këtij bashkëpunimi synon në shtrirjen e këtij sistemi në të gjithë Shqipërinë. Kjo kërkon të përqëndrohemi në dy drejtime, së pari në forcimin e laboratorëve të rretheve për të diagnostikuar shkaktarët e sëmundjeve dhe së dyti në trajnimin e punonjësve të Shëndetit Publik të rretheve për të qenë të aftë të përballojnë detyrat e tyre./tvklan.al