Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ministria e Turizmit ka arritur të mbledh detyrimet e prapambetura të qirave shtetërore, mbi subjektet e stimuluara në turizëm që prej vitit 95. Pas ultimatumit të KRRTRSH dhe kompromisit për legalizim të disa objekteve të paligjshme turistike është arritur përgjysmimi i borxhit të akumuluar.
Bashkim Fino:- “Deri më sot, që po flasim bashkërisht, janë arkëtuar rreth 20 milion lekë të reja, detyrime të prapambetura dhe janë në proces pagese dhe 20 milion lekë të reja. Pra, detyrën që kishim marrë nga KRRTRSH, për 1 Marsin e kemi realizuar dhe do i raportojmë dhe KRRTRSH për këtë problem. Nuk duhet harruar këtu, se ky detyrim është krijuar përgjatë periudhës 1995-2002, vit ku për herë të parë filluan përpjekjet për grumbullimin e detyrimeve të prapambetura. Ne morëm përsipër përgjegjësinë, të shohim jo thjesht, se si do mbledhim këto para të prapambetura dhe të pa zot, por njëkohësisht t’u gjendemi pranë këtyre subjekteve, duke u dhënë rrugëzgjidhje të një situate urbane, e cila rrezikonte të bëhej kaotike”.
Ministri Fino bëri këto deklarata gjatë mbledhjes së Këshillit të Zhvillimit të Turizmit që pritet të shqyrtojë rastet deri në detaje./tvklan.al