Shëndeti i pacientëve është përgjegjësia juaj. Kështu iu është drejtuar Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, përfaqësuesve të organizmave shëndetësore të pranishëm në tryezën e përbashkët “Roli i faktorëve ne funksionimin e sistemit shëndetësor ne tërësi dhe atë farmaceutik ne veçanti”.

Godo tërhoqi vëmendjen për një bashkëpunim mes njëri-tjetrit për të realizuar më mirë konsultat e përbashkëta.

Anila Godo: “Duhet të gjejmë mënyrën që ne të analizojmë pikat e dobëta të këtij bashkëpunimi, të analizojmë ku jemi, të kemi të qartë në mendje çfarë duhet të bëjmë dhe ku duhet të arrijmë dhe çfarë duhet të përmirësojmë në mënyrë që të përmirësojmë konsultën e përbashkët, të përmirësojmë bashkëpunimin, harmonizimin, bashkërendimin e tërë aktiviteteve tona me një emërues, që është emëruesi që duam të tërë të kemi me një përmirësim të organizimit dhe sidomos të funksionimit të sistemit shëndetësor”./tvklan.al

Ministrja tërhoqi vëmendjen urdhrit të farmacistëve, se nuk ka qenë aktiv në tryezat e bashkëpunimit, ndërsa shprehu dëshirën që në përfundim të këtyre tryezave të merren idetë më të mira për t’u vënë në jetë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami