Partizanit triumfoi me rezultatin 2-0 në miqësore ndaj Kukësit. Të kuqtë e kryeqytetit ishin dominues në stadiumin “Arena e Demave.”
Nga një gol për çdo pjesë nga skuadra e Veselinovic, për të marrë fitoren. Piloto zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, ndërsa goli i dytë u shënua nga Christian Mba në minutën e 66-të.
Vlen të përmendet se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të, për reagimin ndaj arbitrit, pas një faulli.
Një miqësore, ky dy trajnerët testuan lojtarët e tyre, për të parë gjendjen në këtë pauzë të kombëtareve dhe për të parë se çfarë mund të ndryshojnë për kampionatin. /tvklan.al