Vjero: Në Ksamil dhe Orikum do ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës
Një ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë është marrëveshja e huas me BERZH për financimi e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Zv ministrja e Financave dhe Ekonomise Vasilika Vjero sqaroi se parashikohen ndërhyrje në zonën e Ksamilit dhe Orikumit.
“Dy zona teje të rëndësishme përsa i takon kapaciteti dhe përsa i takon rëndësisë që kanë për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamilit dhe ajo e Orikumit e cila do i nënshtrohet ndërhyrjeve dhe është vijueshmëri e projektit”, ka thënë Vjero.
Vjero u tha gazetareve se investimet në këto vende turistike do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe rritjen e numrit te turisteve.
“Janë zona tejet të rëndësishme të cilat numërojnë më shumë se 300 mijë, pushues gjatë sezonit dhe sigurisht këto ndërhyrje do të ndikojnë patjetër në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonave por dhe të turizmit dhe që më tej përkthehen në zhvillim ekonomik”, ka thënë më tej Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë
Sipas saj edhe pse jemi në krizë ndërkombëtare dhe shumë treguar paraqiten te përkeqësuar në vendet e rajoni Shqipëria vijon të mbaje nivele të mira falë paketave mbështetëse të qeverisë.
Klan News