Bashkia e Elbasanit ashtu si motra e madhe Tiranë ka miratuar me shumicë votash dhe me pak kundërshtime planin urbanistik të qendrës së Elbasanit të projektuar nga studio “B Group”. Projekti për qendrën e qytetit nisi dy vjet më parë kur bashkia qeverisej nga socialistët. Sot studioja e përzgjedhur paraqiti përpara përfaqësuesëve të institucioneve kryesore qendrore dhe lokale detajet e këtij projekti. Sipërfaqja totale e zonës së studiuar është 45.6 ha (hektarë). Projekti përcakton ndërhyrjen në bulevardin kryesor në qendër të qytetit ku do të ngrihen qendra social-kulturore, qendra biznesi, qendër tregëtare, vend parkimi etj. Arkeologët dhe specialistët vendas kanë shpallur rezervat e tyre për këtë projekt. Ata kanë sugjeruar që të ruhen vlerat historike dhe kulturore të Elbasanit, sidomos në lagjen “Kala”. Ndërkohë Policia Ndërtimore në Elbasan po pastron nga ndërtimet pa leje zonën e Krastës së Vogël për të cilën Bashkia e Elbasanit ka projektuar ta transferojë në park çlodhës. Sipas specialistëve të Bashkisë, pengesë për këtë qëllim janë bërë ndërtimet pa leje. Fadromat e Policisë Ndërtimore kanë prishur deri tani 14 ndërtime të paligjshme si dhe kanë nisur nga puna për zgjerimine rrugës që të çon në këtë zonë. /tvklan.al