Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, projekligjin për disa ndryshime në procedurat tatimore.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi supergjobat për bizneset që shkonin deri në 10 milionë lekë, projektligji i ri i redukton gjobat dhe sjell disa lehtësi për biznesin. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i quan këto ndryshime kapitull të ri për klimën e biznesit.
Opozita i kujton qeverisë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi shumicën e supergjobave.
Nëse më parë për të çrregjistruar një biznes duheshin vite, me projekligjin e ri, qeveria synon që sipërmarrjet ta kryejnë këtë shërbim brenda 30 ditëve.
Tv Klan