Blendi Fevziu: “Nëse do ta quajmë “çështja Lesi” ose kërkesa që kryeministri i ka bërë Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit, imunitetit të deputetiti Lesi, për mua personalisht ka dy këndvështrime: njëra lidhet me utilitetin politik të kryeministrit, kurse tjetra lidhet me problemin moral, me aspektin moral të kësaj çështje. Për sa i takon aspektit moral, për mua është pak e vështirë të gjykoj. Është pak e vështirë, sepse unë personalisht atë stil të kujtimeve të zotit Lesi për të cilat ai akuzohet ose për të cilat kryeministri po kërkon që ta dërgojë përpara gjyqit, përpara gjykatës, personalisht nuk e aprovoj, është një stil për të cilën unë mendoj që konfidencialiteti ruhet sidomos në raportet midis një gazetari dhe një politikani, ose në raportet midis dy politkanëve, nuk është mirë kur shumë biseda konfidenciale, aq më tepër kur shumë prej tyre nuk janë të vërtetuara sa janë reale apo jo, dalin dhe bëhen publike në faqet e gazetës, ky është njëri aspekt. Aspekti i dytë, jam kundër absolutisht një lloj histerie që në të gjitha nivelet fillohet dhe bërtitet që shtypi është i lirë, shtypi është i paprekshëm. Shtypi përgjigjet përpara drejtësisë si të gjithë elementet e tjerë të jetës shqiptare kur ai prek interesat e një personi tjetër, e një grupi personash nga ose të tjerë. Por nga ana tjetër, për mua është krejtësisht e pallogjikshme padija që po bën kryeminsitri dhe e panevojshme padia që po bën kryeministri për dy arsye; e para, kryeministri ka të drejtë të mbrohet ndaj nji, nji kritike, më fal, ndaj nji materiali që ai e konsideron shpifje, por nuk mund ta bëjë këtë për sa kohë është kryeministër. Të paktën në analizën time, Nano mund të depozitojë një padi kundër zotit Lesi, mund të zerë radhën për këtë padi, por do të kërkojë trajtimin e saj nga gjykata në momentin që ai nuk do të jetë më kryeministri i vendit, në momentin që ai është kryeministri i vendit nuk mund të shkojë të bëjë deputet, të bëjë gjyq me një deputet ose me një politikan tjetër, sepse instrumentat dhe, dhe niveli, cilësia e gjyqësorit shqiptar sot ka një pikëpyetje të madhe dhe është për t’u është, për t’u diskutuar dhe reagimi i menjëhershëm i shtypit do të jetë që ky gjykatës dhe kjo vendim gjykate ose ky gjykatës kanë dhenë një vendim në favor të kryeminsitrit dhe jo të zotit Nano. Pra, në këtë rast nuk është zoti Nano me zotin Lesi, por është kryeministri i Shqipërisë me zotin Lesi, botuesin e gazetës “Koha Jonë”, pra menjëherë Nano do të paragjykohet dhe nuk mund të zhvishet nga posti i tij publik prandaj nuk mund të, që një kryeministër, flas moralisht në këtë rast, të akuzojë një botues. Kurse për sa i takon aspektit tjetër moral, është që Nano nuk mund të hapte një gjyq për një çështje të tillë, qoftë edhe në qoftë se ai është cënuar për arsyen e thjeshtë se Nano ka qenë protagonist i një stili të tillë në jetën politike shqiptare si ai që zoti Lesi po i kthen reston tashmë në gazetën “Koha Jonë”. Në vitin 2001-2002 nuk duhet të harroni që ka qenë Nano i cili bëri publike një sërë bisedasah konfidenciale që pati, një sërë akuzash ndaj pjesës më të madhe të politikëes shqiptare, ndaj gjysmës të partisë së tij ndaj personave të tjerë të mediave apo të biznesit rreth e rrotull. Pra, përderisa Nano e ka zbatuar një stil të tillë, përderisa Nano ka qenë protagonsit i një stili të tillë në vitin 2001-2002, ai nuk ka të drejtë të gjykojë Lesin dy vjet më pas dhe aq më tepër që ai nuk ka vuajtur. Në këtë aspekt them se do të ishte shumë më mirë nëse kryeminsitri do të gjente një rrugë të ndërmjetme, aq më tepër që politikisht duke e lënë aspektin moral besoj që do t’i hyjë një beteje nga ato që janë krejtësisht të panevojshme në parlament dhe ku mazhoranca e tij mund të jetë e diskutueshme në këtë rast, pra mund të dështojë në heqjen e mandatit të imunitetit të deputetit Lesi në sallën e parlamentit dhe nuk ka pse i hyn një historie të tillë. Në qoftë se zoti Nano do të mbrohet dhe e ka si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të mbrohet, ai mund të zërë radhën në gjykatë dhe kur ai të jetë tashmë qytetari Fatos Nano, qoftë deputeti Fatos Nano le të shkojë dhe të zgjidhë një problem ose një konflikt në gjyaktë, pretendimin e tij me qytetarin ose deputetin Lesi, por jo si kryeminsitri i Shqipërisë.”
Mirela Milori: Do të ndalemi në një tjetër aspekt, gazeta juaja , gazeta që ju drejtoni ka botuar e para, le të them ceremoninë protokolliare, është pikërisht miratimi i ceremonialit të ri shtetëror ku një aspekt është dhe për sa i përket zonjës së parë “first lady” të vendit. Në momentin që presidenti është i ve apo i pa martuar atributet e zonjë së parë i kalojnë zonjës së kryeminsitrit. Keni pasur pak rezerva në mos gaboj.
Blendi Fevziu: “Ka pasur disa rezerva, ato që lidhen me, me ceremonialin e ri të shtetit të Republikës së Shqipërisë, ceremonial përgatitija e të cilit ka nisur rreth një vit më parë dhe po të kemi parasysh që midis Presidencës, Ministrisë së Jashtme dhe disa institucioneve shtetërore ka pasur nji korrespondencë intensive, nuk mund të thuhet që s’ka pasur, ka një sërë difektesh, ju prekët këtë dhe unë për këtë do të përgjigjem në fakt, por midis të tjerash aty në pikën, në faqen 49 pika e parë thuhet që presidenti i Shqipërisë është përfaqësuesi i shtetit shqiptar kurse kryeministri është kryetari i ekzekutivit. Presidenti nuk mund të jetë përfaqësues i shtetit, përfaqësues i shtetit mund të jetë dhe një diplomat, përfaqësues i shtetit mund të jetë çdo zyrtar i mandatuar, përfaqësues i shtetit mund të jetë…”
Mirela Milori: Terma juridikë që lënë për të dëshiruar.
Blendi Fevziu: “Terma juridikë që lënë dukshëm për të dëshiruar dhe janë në konflikt me kushtetutën e Shqipërisë ku thuhet që presidenti i Shqipërisë është kryetari i shtetit, pra ka një sërë mangësish, por këto kanë kulmuar në atë që quhet debati për “first lady”, një debat që është krejtësisht absurd për mendimin tim për arsye se dhe vende shumë më të zhilluara dhe vende ku ceremoniali është një lloj rituali dhe një lloj tradite 2-300 vjeçare nuk kanë hyrë në detaje të tilla. Kemi rastin e Italisë fqinjë ku presidenti paraardhës ishte i ve dhe shoqërohej nga vajza e tij e madhe, në atë rast kemi rastin e presdinetit Stephanopoulos në Greqi i cili gjithmonë shoqërohet nga vajza e tij. Këto më duken detaje pa pikë rëndësie për arsyen e thjeshtë se në fund të fundit i takon presidentit brenda vendit që të zgjedhë një nga vajzat e tij ose një nga njerëzit e familjes që ta përfaqësojë në vendin bosh në qoftë se do ta quanim kështu të “first lady”-t për arsye se ai është i ve, ndërsa në aspektin e raporteve ndërkombëtare midis presidentit dhe një shteti tjetër, atëhere i takon ceremonialit të shtetit tjetër se si do ta përcaktojë në këtë rast kur presidenti është i ve kështu që ky është nji, kjo është një histori kot. Unë di që ka pasur një letërkëmbim intensiv të paktën në janar midis presindencës dhe ministrisë së jashtme për këtë, për këtë çështje, dhe në fund të fundit duke iu referuar sot dhe një shkrimi të një kolegut tim, më duket krejt absurd gjithë ky ngut për të zëvendësuar në këtë rast kur nuk kemi një “first lady”, sepse “first lady” është një problem ceremonail, pra është një problem që i takon një zonje që plotëson një boshllëk të mbetur bosh. Shqipëria ndenjti 7 muj pa ministra duke shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën dhe nuk pati kaq ngut për t’i zëvndësuar, pse gjithë ky ngut për të zëvendësuar zonjën e parë të vendit e cila në fund të fundit mund të zëvendësohej nga e bija e saj dhe siç ndodh me praktikat botërore, unë nuk e kuptoj ky, ky është një investim krejtësisht i kotë dhe nga ana tjetër gjithë që po ndodh me ceremonialin më kujton titullin e një romani të famshëm të William Thekerit “Panairi i kotësisë”, praktikisht në një vend që ka probleme jetike përpara, siç është integrimi, ka probleme të jashtëzakonshme të varfërisë, ka probleme të jashtëzakonshme të bllokimit të biznesit, që ka probleme të jashtëzakonshme të ritmi i zhvillimit, kemi ritme të ulta të zhvillimit në Ballkan, merremi me karrigen ku do ulet zonja e parë apo zonja e kryeministrit me ceremonitë që duhet të shtrojë njëra apo tjetra apo sa makina duhet të shoqërojnë këtë. Më absurd se të tillë dhe është turp që këto ndodhin në një vend të tillë si Shqipëria që nuk ka lluksin që të shpërdorojë kohë, nerva dhe dhe energji në drejtime të tilla.” /tvklan.al