Balluku: Janë 1200 punonjës në gatishmëri
Ulja e temperaturave dhe reshjet e shumta që shoqërojnë stinën e Dimrit krijojnë në shumë raste vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Gjatë një vizite në Kukës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.
Janë në total 500 borëpastruese dhe mjete të rënda si dhe 5 mijë ton kripë gati për t’u hedhur në rrugë dhe për të eliminuar ngricat.
Që prej mesit të Nëntorit janë ngritur shtabet e emergjencave dhe 1200 punonjës janë në gatishmëri për të bërë pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Tv Klan