Kur duhen ekzaktësisht edhe 50 ditë nga skadimi i afatit për Brexit, qeveria britanike nuk ka ende një plan të saktë për marrëveshjen finale me Bashkimin Evropian.
Kryeministrja Theresa May ka udhëtuar këtë të enjte drejt Brukselit për të kërkuar një marrëveshje të re, pas refuzimit të planit të parë në parlamentin britanik.
Palët mbeten të ndara sa u përket kushteve në kufirin e Irlandës. May kërkon ndryshim të kushteve, ndërsa BE përjashton çdo mundësi të rishikimit të marrëveshjes së parë.
Shefja e qeverisë gjen një klimë të vështirë në Bruksel, një ditë pas deklaratës së ashpër të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha se “ka një vend të veçantë në ferr” për ata që bënë fushatë për Brexit pa pasur një plan për zbatimin e tij.
Vetë Kryeministrja May, që në referendumin e 2016-ës mbështeste shkëputjen, akuzoi presidentin Tusk për arrogancë.
Përballë këtij ngërçi, vendet anëtarë kanë nisur përgatitjet për një skenar të mundshëm pa marrëveshje më 29 Mars, që nga të dyja palët cilësohet i tmerrshëm.
Tv Klan