Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sigurimi teknik në firmat e ndërtimit, ende nuk është bërë edukatë pune. Në tre muajt e fundit, më shumë se 40 punëtorë janë aksidentuar gjatë ndërtimeve të pallateve të reja. Përgjegjësi ligjore deri tani nuk ka mbajtur askush. Rasti më flagrant ishte ai i dy ditëve më parë, ku nga kjo skelë që ra, u aksidentuan 12 punëtor. Për këtë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ndërtimore Mit’hat Havari, thotë:

Mit’hat Havari:- “Në këtë kohë që ne flasim, nuk kemi pasur ndonjë rast të veçantë, pasi ka dhe momente që mbase s’është për faj të presidentit të firmës së ndërtimit, mund të jetë pakujdesia e punëtorit, të cilët mund të jenë edhe të pakualifikuar. Në raste të tjera ata duhet të jenë të lidhur me rripin e sigurimit teknik aty ku punojnë dhe kjo është përgjegjësia e firmave të ndërtimit. Me këtë rast unë iu bëj thirrje firmave të ndërtimit që të tregohen të kujdesshëm me punëtorët dhe jo të bredhin me celular nëpër duar”.

Ligji që është ende nuk zbatohet, sepse duhen bërë rregullime, por derisa të ribëhet ligji, pronarët e firmave të ndërtimit do të vazhdojnë abuzimet me punëtorët, duke ua bërë jetën gjithnjë e më të rrezikshme./tvklan.al