Protesta e radhës PR zgjedhjet e 28 qershorit e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama është zhvilluar në Lushnje.

Avokat Spartak Ngjela, pjesëmarrës i zakonshëm në këto protesta, ka lëshuar një tjetër deklarate të çuditshme.

Ai ka ftuar gjithë shqiptaret që t’i bashkohen opozitës në mitingun e opozitës me 20 Nëntor në Tiranë, ndërsa la të kuptohej që nëse mazhoranca nuk bie dakord për të hapur kutitë, ato mund të hapen me dhunë.

Spartak Ngjela: “Hapi kutitë do t’i themi deri në datën 20, në datën 20 në daç t’i hapi në daç mos t’i hapi kutitë do t’i hapim vetë.”

Duke përfituar edhe nga fakti se avokati foli pak në mitingun e Lushnjës, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mbajti fjalimin e zakonshëm përpara mbështetësve të paktë të ardhur nga zona Myzeqesë dhe Tirana.

Ai ka përsëritur se opozita nuk do të hyje në Kuvend, ndërsa ka rreshtuar sipas tij arsyet se përse e bëjnë opozitën të marrë këtë vendim.

Edi Rama: “Ne nuk hymë dhe nuk do të hymë në kuvend për tu bërë bashkëfajtor me mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike të 28 qershorit dhe për të mbyllur për kushedi se sa vite të tjera mundësinë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. 20 nëntori është një ditë e shënuar në këtë përpjekje historike, për tu ndarë nga një traditë e shëmtuar që arrin kulmin në 28 Qershor.”

Lushnja ishte stacioni i radhës i protestave të socialistëve kundër legjitimitetit të zgjedhjeve të 28 Qershorit, ndërsa deri më 20 Nëntor Partia Socialiste do protestojë edhe në disa qytete të tjera të vendit./tvklan.al