Gjatë një interviste për televizionin grek “Alfa”, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se deklaratat e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, po ndiqen me shqetësime dhe se me interesim të madh po pritet qëndrimi zyrtar i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut se si do të emërtohet vendi.
“Edhe unë paraprakisht nuk u pajtova me Marrëveshjen e Prespës, veçanërisht në pjesën “populli maqedonas”, “gjuha maqedonase”, megjithatë pranova në kuadër të vazhdimësisë shtetërore, pavarësisht se nuk pajtohem. Të kemi durim. Dua të shpresoj se gjërat që u dëgjuan në fushatë, nuk do të jenë pozicione zyrtare të qeverisë së re, për shkak se nëse do të jenë, do të kemi probleme”, tha Mitsotakis.
Shqetësimet e autoriteteve greke vijnë pas deklaratave nëpër tubime parazgjedhore dhe përballjet televizive të kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, e cila kishte theksuar se do ta respektojë emrin kushtetues, por nuk do ta përdor emrin Maqedonia e Veriut, duke shtuar se më këtë nuk krijon asnjë konfuzion. /tvklan.mk/