Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. 250 deri në 300 pacientë paraqiten çdo dite ne në urgjencën e shërbimit pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, për ndihmë mjekësore.
Shqetësimet kryesore të cilat ndiejnë vogëlushët, janë të karakterit viral.
“Me bark e të vjella, me temperaturë. Këto…”.
Gazetarja: Çfarë ju tha mjeku?
“Serumin, asnjë gjë tjetër. Do i kalojë”.
“Temperaturë.”
Gazetarja: Vetëm temperaturë?
“Po”.
Gazetarja: Çfarë ju tha mjeku?
“Me i bo serum, na dha recetën me marr ilaçet”.
Gazetarja: E keni sjellë herë tjetër gjatë këtyre ditëve, apo sot është dita e parë?
“Jo, sot është dita e parë”.
Mjeket sqarojnë se behet fjale për një numër normal ne këtë mot te nxehte dhe si zakonisht këshillat e tyre i drejtojnë ndaj kujdesit prindëror.
Bashkim Neza: “Numri i pacientëve ka variuar nga 250 deri në 324 në 24 orë. Virozat janë viroza te zakonshme që lidhen me stinën, dmth, me kohën që kalojmë. Këshillat për familjarët që janë kryesisht të kenë kujdes me dietën dhe me kohën e nxjerrjes së fëmijës në diell. Këshillohet që këta në pikun e vapës mos t’i nxjerrin përjashta, kryesisht deri në orën 10 dhe mbas orës 6 të darkës dhe kujdes me ushqimet sepse nënkuptohet temperatura kaq të larta mundësia e kontaminimit të ushqimit është më e madhe dhe që shoqërohet me këto të vjellat, heqje barku dhe të konsumojnë sa më tepër lëngje”.
Përdorimi i ilaçeve tek fëmijët mbetet rekomandimi i fundit, por jo për rastet e përkeqësuara, gjithsesi, konsultat mjekësore nuk duhen shmangur ne asnjë rast./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami