Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Gazetarja: Doktor, cila është situata në spitalin e Pukës?
Mjeku: “Situata momentalisht është e stabilizuar, të gjithë të sëmurët janë evaduar dhe janë nisur në drejtim të Tiranës, 11 raste në Spitalin Ushtarak, 5 në spitalin civil. Me informacionet që kemi dy raste janë në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën, 8 kanë shkuar në spitalin Shkodrës dhe katër në Lezhë. Këtu momentalisht ndodhen vetëm të vdekurit, në morgun e qytetit janë 14 raste dhe një shofer i joni. Po bëhet identifikimi i tyre, përgatitja për nisjen në Kosovë.”
Gazetarja: Janë identifikuar viktimat?
Mjeku: “13 janë identifikuar dhe një jo.”
Gazetarja: Çfarë moshe kanë viktimat?
Mjeku: “Moshat janë rreth 17-18 vjeçar, nga këta janë 13 meshkuj dhe një vajzë.”
Gazetarja: Personat e tjerë që u paraqitën në spitalin e Pukës, a patën mundësinë të marrin ndihmën e duhur, të shpejtë dhe kush ishte gjendja e tyre?
Mjeku: “Këtu gjithë personeli u aktivizua, pati një mobilizim dhe të strukturave të tjera të ushtrisë, të policisë, ndihmuan me kontributin e tyre dy ministra, ministri i mbrojtjes dhe ministri i rendit.”/tvklan.al
Gazetare: Aranita Brahaj