Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, raportohen 28 vatra zjarri në vend në 24 orët e fundit. Nga këto janë shuar 22 vatra dhe 6 janë ende aktive.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Tiranë, Krujë, Fier, Patos, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Shkodër, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe. Aktualisht, po punohet në: Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Vatra e zjarrit është e izoluar dhe nuk paraqet rrezik për banesa. Punonjësit e njësisë administrative Surroj po monitorojnë situatën; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës. Vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga punonjësit e njësisë administrative.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor pasi është e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë; në fshatin Mal – Bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, zjarri vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vatër zjarrit e rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim.

Qarkun e Vlorës: në fshatrat Zminec dhe Grazhdan, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit strukturat e MZSH dhe Emergjencave Civile të bashkisë Finiq. Rrezik për banesa nuk ka.

Qarku Tiranës: në fshatin Cikallesh, njësia administrative Helmas, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyje pishe, shkurre, ferra dhe barishte. Për vënien nën kontroll dhe izolimin e zjarret kanë punuar strukturat e MZHS dhe Emergjencae Civile të bashkisë Kavajë, 30 forca ushtarake dhe 2 automjete zjarrfikëse me personel nga FA. Po punohet për shuarjen e plotë të tij./tvklan.al