Modelja “plus size” dhe prezantuesja e njohur Ashley Graham ka ndarë një fotografi në Instagram, në të cilën shfaq sqetullat e saj të padepiluara me një selfie lakuriq nga banjo.

Ikona e pozitivitetit të trupit dukej e natyrshme në imazhin e papërpunuar, pa make-up, në të cilën zgjatej për të treguar qëllimisht qimet e trupit pak kohë pas publikimit të një videoje ku shfaqej ndërsa ushqente me gji djalin e saj Isaac, nëntë muajsh.

Ashley kohët e fundit kishte dhënë një intervistë për revistën Marie Claire, për të festuar shenjat e saj në trup pas shtatzënisë, duke deklaruar në mënyrë sfiduese se “nënat janë superheroina”

Ajo është e njohur për sinqeritetin në mediat sociale dhe publikimet vijnë në kohën kur është larguar me bashkëshortin e saj prej 10 vjetësh, Justin Ervin dhe familjen e ngushtë për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të, në një vend larg qytetit./tvklan.al