Donna D’Errico i ka lënë pak vend imagjinatës e foton e re që ka postuar në rrjetet sociale. Aktorja, e njohur për rolin e saj në Baywatch, nuk ka veshur asgjë, por është lyer e gjitha me të kuqe.
Fotoja e saj në fakt është bërë për bamirësi, për të mbështetur viktimat e trafikut njerëzor. Fansat e 51-vjeçares do të mund të blejnë foton dhe të gjitha fitimet do të shkojnë drejt kësaj problematike.
Që pas pjesëmarrjes në Baywatch, ajo i ka kushtuar shumë pak vëmendje televizionit, pasi tashmë e quan veten një aktiviste për kafshët dhe vegjetariane. /tvklan.al