Puntata e ditës së sotme ka qenë e fundit për këtë sezon për moderatoren e emisionit ‘Shije Shtëpie’ në Tv Klan, Katerina Trungu, e cila teksa shoqëronte zonjën Vjollca në kuzhinën e programit, ka dhënë edhe lajmin e largimit.
Kujtojmë se moderatorja është në pritje të ëmbël, ku në emisionin e 30 Nëntorit të vitit të kaluar konfirmoi lajmin e shtatzënisë. Gjatë gjithë kësaj kohe me pozitivitetin e saj, Katerina ka prezantuar emisionin deri ditën e sotme, ku ishte edhe puntata e fundit duke lajmëruar rikthimin e saj në Shtator.
Zonja Vjollca: Të uroj shëndet dhe ti të shijosh ashtu siç do ti, këtë pjesë të jetës.
Katerina Trungu: Unë jam shumë e lumtur që bëmë edhe një sezon tjetër bashkë dhe do të kemi edhe të tjera bashkë, në Shtator tani. Tani nuk ndahemi dot.
Zonja Vjollca: Të shohim, të shohim. Sa mirë po ndahesh tani që po ikën.
Katerina Trungu: Janë kushtet, nuk kam çfarë të bëj.
Zonja Vjollca: Sa iu luta unë ta mbyllë këtë javë. Edhe është edhe një gjë, që e ka marrë lejen që të shtunën dhe ka ardhur edhe tre ditë të tjera.
Katerina Trungu: Se më thonë ‘goce çfarë je duke bërë’?! Zonja Vjollca faleminderit shumë për të gjitha ditët e bukura që kalojmë bashkë. Të kam shumë xhan. Po iki. Nesër jeni përsëri me zonjën Vjollca. Mos m’a ngacmoni zonjën Vjollca, lëreni të qetë. Dashuri, mirësi, respekt si gjithmonë. E kam lënë në duar të sigurta zonjën Vjollca. Me Agidën dhe Ermelindën. Nuk ka më sigurtë se kaq. Skuadra është po e njejta.
Ndërkohë pas përshëndetjes me zonjën Vjollca, Katerina mes lotësh u nda edhe nga dy koleget e saj në emision, Agida dhe Ermelinda. Gjithashtu përmes një postimi në Instagram, Katerina ka falenderuar të gjithë stafin e ‘Shije Shtëpie’, si dhe Televizionin Klan, për gjithë mbështetjen në këtë fazë të bukur të jetës së saj.
/tvklan.al