Mohamed Salah është ndër emrat më të lakuar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sulmuesi egjiptian po përjeton një moment fantastik, duke shënuar dhe asistuar me Liverpool, për të vendosur rekorde të pabesueshme. Kjo ka tërhequr vëmendjen e skuadrave europiane dhe jo vetëm. Për 32-vjeçarin, interesi është i lartë, me tre klubet që kanë hyrë në negociata për të firmosur.
Destinacione të mundshme, për Salah që ka njoftuar Liverpool për t’u larguar në fund të kontratës në qershor 2025 konsiderohen PSG, Al Hilal dhe Juventus. Sulmuesi 32-vjeçar është momentalisht golashënuesi më i mirë në Premier League me 17 gola dhe 13 asistime këtë sezon.
Paris Saint Germain prej kohësh është në kërkim të Salah dhe pas largimit të yjeve si Mbappe, Messi e Neymar, egjiptiani do të ishte mbreti i ri i parisienëve. Nuk përjashtohet një rikthim i Salah në Itali, ku ai më parë ka shkëlqyer me fanellat e Fiorentinës dhe Romës.
Juventusi është gati t’ia plotësojë kërkesat egjiptianit për ta rikthyer në Serie A dhe për ta bërë lojtarin kryesor të klubit. Ndërkaq, skuadra më e mirë në Arabinë Saudite, Al Hilal është gati t’ia plotësojë çdo dëshirë. Kampionët e vendit janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë tre vjeçare me mbi 100 milionë euro në sezon.
Klan News