Rezear dhe Lura Xhaxhiu njihen nga publiku jo vetëm për marrëdhënien e tyre të shëndetshme bashkëshortore, por edhe për dëshirën e madhe për të udhëtuar dhe eksploruar vende ku nuk kanë qenë më parë.
Këtë verë çifti Xhaxhiu vendosi që destinacionin e radhës të kishte Marokun, por pushimet e tyre nuk shkuan ashtu siç ata do të kishin dashur. Lajmi i hidhur i humbjes së nënës së Rezearit do të bënte që pushimet të ndërpriteshin dhe ata të ktheheshin në Shqipëri.
Të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, çifti me dhimbjen që iu lexohet ende në sy ndajmë me publikun historinë e trishtë.
Rudina: Këtë verë ke pasur një moment tejet të vështirë?
Rezear Xhaxhiu: Po më ndodhi në Marok, dhe më vjen njoftimi nga vëllai që mamaja na humbi jetën.
Rudina: Pra një ngjarje relativisht shumë e fortë.
Rezear Xhaxhiu: Ishte një goditje shumë e fortë sepse isha larg…
Rudina: Pra ju ishit në Marok.
Rezear Xhaxhiu: Ishim në Marok. Unë e lashë mirë, pastaj në atë moshë të thyer njeriu ecën mbi një tokë të minuar, e ke parasysh të bëhet sebep diçka. Iu bë sebep një temperaturë e lartë që nuk iu ul, dhe filloi ta “shkrinte” si një qiri nga e hëna në të hënë, pa vuajtje, pa gjë. Dhe për mua ishte një goditje, sepse është e dyta herë që unë e marr njoftimin për ikjen e prindërve kur jam larg. Nuk ia uroj njeriu, sepse largësia e dyfishon peshën e një lajmi.
Rudina: Është shumë e rëndë dhe të kuptoj shumë mirë sepse e kam kaluar edhe vetë, nuk ka gjë më të rëndë.
Rezear Xhaxhiu: Absolutisht. Qava tek supi i Laurës, nxora ato lotët që kisha brenda, pastaj mblodha veten dhe thashë “boll, duhet të marrim avionin”. I lamë përgjysmë dhe u kthyem pastaj. Megjithatë jam i lumtur për një gjë, që mamaja iku e rrethuar me dashuri djemsh, me përkujdesje djemsh. Më thoshin që humbja e nënës është një gjë e madhe, por po s’e provove, aty e kupton që ikja e nënës është një ikje planetare. Ikën babai, por pesha e ikjes së nënës… Pse themi ne “o lele nëna ime” dhe jo “o lele o baba”, pra e shikon se çfarë lidhje ke me nënën.
Laura Xhaxhiu: Rezeari nuk e di se si e ka mbajtur veten në atë periudhë, në ato dy ditë, sepse ne na u deshën dy ditë që të ktheheshim. Mundohej me të gjitha forcat që të mos e prishte atmosferën, por unë e ndjeja që ky ishte totalisht i shkatërruar, por kjo është jeta./tvklan.al