Një qytetare e moshuar ka shfaqur probleme shëndetësore prej gazit lotsjellës në mes të turmës së protestuesve te Bashkia e Tiranës. Eksponentë të opozitës kanë bërë thirrje me megafon që një ambulancë të shkojë në ndihmë të saj, duke shtuar se “gazi lotsjellës është vdekjeprurës”.
“Ka probleme në frymëmarrje. Mos e lëvizni nënën pa ardhur ambulanca”, dëgjohet teksa thotë një protestues tjetër.
Vijojnë tensionet edhe në akse të tjera të kryeqytetit.
/tvklan.al