Kryeministrit Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke u shpreh se Komiteti i Përbashkët Konsultativ do të ndihmojë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama ndër të tjera theksoi edhe faktin që Shqipëria dëshiron të ketë ekipin e saj në Parlamentin Evropian, për t’u përgatitur për fazën kur vendi ynë të ketë eurodeputetë me të drejtë vote në këtë institucion.

Kryeministri tha se Bashkimi Evropian ashtu dhe vendet kandidate për t’u bërë pjesë e asaj familjeje janë të kënaqura me punën që po bëhet.

Edi Rama: Më duhet të them që Komiteti i Përbashkët Konsultativ nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit, pra ndërkohë që e kemi këtë nismë edhe si projekt pilot dëshirojmë që ajo të zgjatet dhe zgjerohet dhe sot duke u bazuar në këto rezultate kaq të prekshme që do të thotë që të dyja palët po buzëqeshin, askush nuk është nervoz, përkundrazi janë shumë të kënaqur me punën e bërë.

Një kërkesë me shkrim për presidenten Von der Leyen dhe 152 kërksesa për të pasur mundësi për të qenë pjesë e 152 nismash apo drejtimesh të tjera kjo duhet të jetë e ardhmja sepse nuk mund të jetë një periudhë kohore ndërmjet gjithë gjëse dhe gjithçkaje sepse kur një vend është në procesin e anëtarësimit në BE me pak fjalë je në zonën e asgjëse, por kur je anëtar ke gjithçka. Diku në mes diçka duhet të ndryshojë dhe diçka po ndryshon, kjo në sajë të këtij komuniteti këtu në Bruksel. Për ta kuptuar këtë po ju përsëris që kemi Planin e Rritjes dhe po bëjmë diskutime të tjera për integrimin gradual në BE.

Ajo që po bën presidenti Ropke dhe ekipi i tij dhe e ka përkufizuar tashmë në një status të ri që është me pak fjalë anëtarët e vendeve të zgjerimit apo kandidatët duke qenë pjesë e këtij komuniteti edhe pse nuk jemi vend anëtar, ky është drejtimi në të cilën duhet të shkojmë. Ne kërkojmë që të bëhemi gjithnjë e më shumë pjesë e këtyre organeve të BE jo për shkak të parave, por për ekspertizën që kjo gjë sjell për faktin që anëtarët tanë do të kuptojmë më mirë se cila është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtarë dhe për këtë nevojë që ne kemi për të fuqizuar lidhjet tona me punën e vertetë nga të dyja palët.

Në mbyllje dua të them që ne po avokojmë që të jemi të pranishmë edhe në Parlamentin Europian, sigurisht jo me eurodeputetë që të kenë të drejtë vote, por me ekipet tona që do të filllojnë të përgatiten për fazën e ardhshme, atë fazë kur ne do të kemi eurodeputetët tanë në Parlamentin Europian.

Gjithashtu Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke e quajti çështje strategjike anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Oliver Ropke: Projekti ynë pilot do të vijojë deri në fund të këtij viti dhe jemi tërësisht të qartë që dëshirojmë të vijojmë me të dhe ideja është që ta zgjasim atë edhe për të gjithë vitin e ardhshëm, në të njëjten kohë do të shikojmë se çfarë mekanizmi do të kemi në mënyrë që kjo strukturë të bëhet e përhershme. Po punojmë për këtë gjë dhe në fund do të varet nga i gjithë komuniteti ekonomiko-social europian. Duhet marrë ky vendim siç e morëm më përpara në mënyrë autonome në mënyrë që të kemi nismën e vendeve kandidate me përfaqësues të tyre.

Kemi edhe disa pikëpyetje në lidhje me buxhetin, por unë mendoj që nuk duhet të tregohemi të vegjël për një çështje kaq të madhe sa është zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor, një çështje kjo strategjike dhe do të gjejmë patjetër mënyrat e duhura që të kemi buxhetin e duhur. Shpresojmë që vitin e ardhshëm kjo pjesë e komunitetit të jetë e përhershme./tvklan.al