Mosha mesatare e Kombëtares kuqezi të aktivizuar nga trajneri Silvinjo për vitin 2024 është 27.11 vite.
Ky është përfundimi i studimit të bërë nga Observatori i Futbollit Cies që publikoi renditjen e përfaqësueseve europiane.
Shqipëria pozicinohet në vendin e 28, ndërsa Kosova në vendin e 37.
Mesatarja e moshës së lojtarëve të aktivizuar në përfaqësuesen dardane për këtë vit është 27.59 vite.
Te kuqezinjtë pjesa dërrmuese e futbollistëve të grupmoshës 25-29 vjeç ka përqindjen më të lartë të aktivizimit për minuta, me 42.3.
Nën 21-vjeç janë rreth 9% e tyre, ndërsa gati 29% janë të grupmoshës 22-25 vjeç. Lojtarët mbi 30 vjeç kanë përqindje aktivizimi për minuta 19.9.
Përfaqësuesja që ka aktivizuar lojtarët më të rinj për vitin 2024 në kontinent është San Marino, me mesataren 24,31 vjeç, kurse më e moshuara është ajo e Malit të Zi, me moshë 28.94 vite.
Klan News