Mosha mesatare e Kombëtares së Sylvinho është 27.11 vjeç. Qendra Ndërkombëtare për Studime në Sport publikoi renditjen e përfaqësueseve të zonës UEFA dhe Kuqezinjtë janë të 28 për vitin 2024.
Edhe pse janë përfshirë shumë lojtarë të rinj në grup kanë patur më pak minuta në krahasim me ata të cilët kanë moshë më të madhe.
Pjesa dërrmuese e tyre ose mbi 42% janë nga 25-29 vjeç. Nën 21-vjeç janë rreth 9% e tyre, ndërsa gati 29% janë të grupmoshës 22-25 vjeç.
Veteranët mbi 30-vjeçarë përbëjnë thuajse 20% të futbollistëve. Përfaqësuesja më e re e kontinentit është ajo e San Marinos, 24,31 vjeç, ndërsa më e moshuara është ajo e Malit të Zi, thuajse 29 vjeç.
Dallime ka edhe te përfaqësueset elitare ku Italia po bën një rinovim të grupit dhe mosha mesatare është 26,34 vjeç, ndërsa Gjermania nuk po beson ende aq sa duhet tek të rinjtë dhe ka një ekip më të vjetër, 28,56 vjeç.
Tv Klan