Pas vendimi të parlamentit për të shtyrë edhe 7 ditë afatin për komisionin dypalësh për reformën zgjedhore, asgjë nuk është e sigurt nëse gjithçka do të përfundoj me sukses ku kanë mbetur edhe dy çështje të rëndësishme për tu miratuar nga komisioni, socialistët i kanë kërkuar demokratëve të tregojnë vullnet politik, për të përfunduar punën deri në fund të kësaj jave. Por demorkatët nuk mendojnë se problemi qëndron nga ana e opozitës.

Fatmir Xhafa: Unë them se lidershipi politik i PD-së do të ketë kohën e mjaftueshme që të reflektojë në mënyrë që të kemi mundësi që kjo javë të jetë javë reflektive. Mazhoranca i ka konsumuar të gjitha mundësitë e saj sepse ajo është propozuesja e amendamenteve për administratën zgjedhore. Amendamente të cilat janë konsideruar pozitive edhe nga OSBE-ja dhe ekspertë të saj të cilët aktualisht janë të atashuar në prezencë të OSBE-së këtu në tiranë.

Jemin Gjana: Në qoftë se do të ecet me deklarata të tilla, çështjet mbeten të pazgjidhura. Çështja nuk është thjeshtë te vullneti i Partisë Demokratike, çështja është se zgjidhjet që janë ofruar veçanërisht për çështjen e gjykatës, nuk janë çështje që e çojnë krijimin e një trupe gjyqësore në gjykatën e apelit si një trup i besueshëm gjyqësor, në qoftë se nuk zgjidhet dhe nëse për ata nuk do të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga palët, atëherë e gjithë puna e arritur deri më tani shkon dëm./tvklan.al