E ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte psikologia Orjola Pampuri. Ajo u ndal tek mënyra e përballimit dhe menaxhimit të konflikteve brenda shtëpisë, në kushtet kur gjithë familja është së bashku dhe e izoluar.
Sipas psikologes, në një moment të tillë është e rëndësishme që mosmarrëveshjet të zgjidhen brenda familjes sepse sot proritet duhet të jetë shëndeti i njëri-tjetrit.
Orjola Pampuri: Gjatë terapive apo një psikoterapie këshilla primare ose prioritare është se nëse ti ke një problem, nëse ke një stres, nëse ke një ankth të momentit, ti mund ta zgjidhësh atë nëpërmjet një aktiviteti fizik, të dalësh, të konsumosh diçka me miqtë. Sot nuk ka një këshillë të tillë sepse është e pamundur të realizohet. Sot një problem që mund ta kesh brenda mureve të shtëpisë, për shkak të një mosmarrëveshjeje në familje, janë familje që janë disa persona brenda një çatie, sigurisht është e vështirë. Ajo që unë dua të jap këshillë sot dhe në një moment të tillë, sot them le t’i zgjidhim brenda familjes, edhe pse ka mosmarrëveshje, sot prioritet është shëndeti. Përpara të gjithash shëndeti i njëri-tjetrit, shëndeti i partnerit, i partneres, i prindërve, i fëmijëve. Nuk ka asnjë lloj mosmarrëveshje tjetër, gjithçka tjetër është e tepërt, në këtë situatë në të cilën ne po jetojmë./tvklan.al