Moti i keq ka përfshirë gjithë juglindjen e vëndit. Në Korçë, dy ditët e fundit, temperaturat janë ulur ndjeshëm. Mëngjesin e ditës së sotme termomteri shënonte temperaturën minimale minus gjashtëmbëdhjetë gradë celcius. Dëbora e rënë disa ditë më parë është e pranishme në rugët e qytetit dhe ato nacionale, gjithashtu shtresat e mëdha të akullit kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Nga Drejtoria e Rugve bëhet e ditur se figurojnë të qarkullueshme të gjitha akset kryesore që lidhin qarkun e Korçës. Megjithatë vështirësi ka në aksin rugor Korçë-Qafë Thanë dhe Korçë-Ersekë ku qarkullimi i automjetev bëhet me zinxhirë. Kurse akset në zonat e thella malore janë thuajse të bllokuara tërësisht. Ndërkohë moti i ftohtë ka bërë që nëpër shkolla mësimi të zhillohet me orë të reduktuara. Gjitashtu ulja e menjëhershhme e temperaturave ka bërë që të shtohet dhe numri i personave të prekur nga virozat gripale. Për këtë shkak janë shtuar vizitat në urgjencën spitalore, ku burime nga siptali i qytetit bëjnë të ditur se më të prekur mbeten moshat e treta dhe fëmijët. /tvklan.al