Moti i keq i shoqëruar me intensitet të lartë reshjesh në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se për shkak të situatës në Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura kanë mbështetur strukturat vendore të bashkisë me 2 motovarka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 makina të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

“Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut”, njoftoi Vengu./tvklan.al