Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Temperaturat e ajrit pritet të ndryshojnë e ngrihen disi nga mesnata e ditës së nesërme. Sinoptikanët parashikojnë ndërprerjen e fenomeneve, por vranësira sërish do të ketë. Situata e ftohtë meteorologjike, që ka përfshirë gjithë vendin, vjen nga pjesa veriore e Europës. Gradualisht ajo është përhapur nga Gadishulli Apenin.
Aktiviteti i këtyre rrymave të ftohta, sot është përqendruar në Shqipëri, ku janë shoqëruar me masa ajri të paqëndrueshme. Shërbimi sinoptik i kryeqytetit, parashikon përmirësim të motit pas dy ditësh. Sipas tyre rrymat e ftohta janë verilindore e ka pasur reshje dëbore në orët e para të ditës, në Shkodër, Kukës e Gjirokastër.
Në këtë ditë ku është përqendruar aktiviteti i masave të ftohta është vënë re ulja e temperaturës maksimale të ditës, ato minimale janë të qëndrueshme. Kulmi i uljes së temperaturave në vend është arritur sot. Për kryeqytetin temperatura minimale sot shënoi 4 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale 9 gradë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti