Kryeprokurorja Ina Rama, me aktin e fundit, atë të thirrjes si të pandehur në prokurori për rrugën Durrës-Kukës të ministrit Lulzim Basha, ka shkelur jo vetëm vendimin e gjyqësorit që pak ditë më parë kërkoi pezullimin e hetimeve për këtë rrugë, por nuk mbajti as premtimet e saj publike para shqiptareve teksa deklaroi, se nuk do të ketë hetime për ketë çështje përderisa institucioni i akuzës ka apeluar vendimin e gjykatës.

Nga ana tjetër, kryeprokurorja Ina Rama, me gafën e fundit shkel një nga parimet më themelore dhe të lashta të së drejtës që nga koha romake, sipas te cilit, enti kolektiv, ai privat, publik apo politik, nuk merret asnjëherë ne përgjegjësi penale për vendimet e tij. Kjo, sepse përgjegjësia në të gjitha këto raste dhe në secilin rast, gjykohet dhe vlerësohet vetëm kur ajo kryhet nga individi, i cili ka vendosur në liri të plotë.

Ndërkohe që individi që e nënshtron vullnetin e tij në një vendim kolektiv, nuk mban asnjë përgjegjësi për ketë vendim të marrë në mënyrë kolektive. Ne rastin e Entit Politik, apo vendimmarrjes politike, përgjegjësia është e vendimmarrësve dhe është përgjegjësi politike. Por Ina Rama, ka tejkaluar në vendimin e saj të fundit çdo prokurori të çdo vendi të lire ose jo.

Kjo, sepse, vendimi kolektiv i qeverisë për rrugën Durrës-Kukës, është vendim politik, vendim i shpallur në fakt edhe në programin e saj elektoral që në fushatën për zgjedhjet e vitit 2005. Me skandalin e fundit Professional, kryeprokurorja Ina Rama, merr përsipër të akuzojë politikisht duke faktuar keqpërdorimin e saj në ekstrem dhe duke u zhveshur kështu veten por edhe keqpërdoruesit e saj, përpara opinionit publik në Shqipëri./tvklan.al