Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shirat e shumta të dy ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në rrethe të ndryshme të vendit. Në Fier dalja nga shtrati i lumit Gjanica ka sjellë dëmtimin e një numri i të madh shtëpish që ngrihen buzë tij, si dhe përmbytjen e tregut industrial të qytetit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Nuk është hera e parë që lumi Gjanica përmbyt këtë treg. Tregtarët ankohen që gjithmonë në kohë shirash hasin të njëjtat probleme. Dalja e këtij lumi nga shtrati vjen edhe si pasojë e hedhjeve të ndryshme të inerteve dhe mbeturinave urbane në të. Është folur për një projekt për sistemimin e tij, por deri tani nuk është parë asgjë konkrete.

Shirat kanë shkaktuar përmbytje dhe bllokime të disa akseve rrugore dhe në qarkun e Lezhës, ku mësohet se janë përmbytur rreth 150 hektar tokë. Më problematik kanë qenë akset Laç-Mamurras dhe Milot-Lezhë, ku rrëshqitja e dherave ka krijuar probleme në qarkullimin normal të automjeteve./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka