Megjithëse reshjet e dëborës kanë pushuar shumë zona të vendit vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Dhjetëra automjete me gra dhe fëmijë u izoluan mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, Tre borëpastrueset e angazhuara për pastrimin e segmentit të Qafë-Krrabës, mundën ta hapin rrugën vetëm në orët e vona të natës.

Situata vazhdon të mbetet kritike edhe në malësinë e Pukës. Segmenti Qafë Mali i Kukësit ka qenë deri në orët e pasdites tërësisht i pakalueshëm. Dy autobusë me destinacion Kosovën nuk janë lejuar nga policia të vazhdojnë udhëtimin për shkak të dëborës së dendur.

Edhe aksi nacional Peshkopi-Tiranë në vendin e quajtur Qafa e Buallit ka patur bllokime të herëpashershme. Nata e mbrëmshme ka qenë e vështirë për shumë udhëtarë, të cilët mbetën të izoluar për më shumë se 5 orë. Kalimi në këtë aks bëhet vetëm me zinxhirë

Qytete të tjera në vend si Lushnja Fieri, Berate dhe Vlora janë përmbytur si pasojë e shirave të dendur që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit. Energjia është rikthyer ne pjesën më të madhe të zonave të goditura nga moti i keq. Pa u furnizuar mbeten qyteti i Laçit dhe ai i Rrëshenit./tvklan.al

Gazetar: Leonard Mitro