Muaji mars do të vazhdojë të jetë deri në fund të tij i paqëndrueshëm, herë me diell por herë, herë me reshje të dendura shiu pse jo edhe dëbore. Duke ju referuar të dhënave të shërbimit ushtarak, gjatë ditës së sotme verilindja dhe juglindja janë përfshirë nga reshje dëbore, ndërsa në të gjithë pjesën tjetër të vendit ka rënë shi.
Elsona Gjoni: “Reshjet më me intensitet të dëborës janë shënuar në qytetin e Korçës me 30 cm reshje bore. Mot i pa qëndrueshëm do të shoqërojë dhe ditën e shtunë ku do të përfshihet i gjithë territori përsëri me vranësira dhe reshje shiu dhe reshje dëbore veri-lindje dhe jug-lindej të vendi, mund të theksoj që reshjet e borës do të përfshijnë dhe vendet mbi 200 m mbi nivelin e detit”.
Por ajo çka sinoptikanët shohin më shqetësuese është era, si dhe valëzimi në bregdet i cili do të arrij deri në 8 ballë.
Elsona Gjoni: “Era do të jetë me drejtim juglindje-lindje deri në 20 m për sekondë mund të them dhe e shoqëruar me një valëzim deri në 6, 7 dhe 8 ballë në det të hapur”.
Përsa u përket temperaturave ato kanë ardhur duke u ulur./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami