Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi motorçikleta e tyre doli nga rruga në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës.
Policia thotë se ka mbetur i plagosur rëndë 21-vjeçari me iniciale V.P. me plagë në kokë dhe pasagjeri E.M. 23 vjeç.
Drejtuesi është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, kurse pasagjeri është jashtë rrezikut për jetën. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrathanave të aksidentit. /
tvklan.al