Jonida Proga, motra e Egli Progës, 42-vjeçari që u vra në Pogradec në muajin Gusht, ka shprehur pakënaqësinë me një pikë të ekspertizës mjeko-ligjore që ka përcaktuar shkaqet e vdekjes së vëllait të saj.
Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, ajo thotë se ekspertiza mjeko-ligjore nuk mund të bëjë hipoteza rreth objektit me se mund të jetë goditur i ndjeri, por përcakton shkaqet e vdekjes.
“Këmbëngula për autopsinë. Në konkluzion përcaktohet përse ndërron jetë një person. Në pikën e 2 ajo që unë nuk e kuptoj, thotë këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbrëjtës siç mund tëjetë edhe goditja me grusht. Ekspertë mjeko-ligjorë që janë mbledhur…Nuk e vendos mjekësia ligjore siç mund të jetë grushti, o është o s’ështsë. Ti përcakton çfarë ka ndodhur, dhe kemi një ak-ekspertimi dy faqe. Gjithë kjo vonesë e krijuar, gjithë këto pengesa, fshehje, manipulime, është në kurriz të të ndjerit, secilit nga ne, na detyrohen të gjithëve si familje gjithë kjo vonesë”, shprehet motra e të ndjerit.
Në akt-ekspertizën e vdekjes, mjekësia ligjore shkruan se “këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbrejtës siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.
/tvklan.al