Danilo po kalon një moment të vështirë te Juventusi. Nga një titullar dhe me shiritin e kapitenit në sezonin e kaluar, mbrojtësi është kthyer në një futbollist stoli.
Trajneri Thiago Motta nuk e preferon dhe për këtë arsye, nga gjashtë ndeshje në kampionat, Danilo ka luajtur vetëm 5 minuta.
Braziliani, aspak i lumtur me këtë situatë, ka filluar të mendojë largimin nga Torino. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Danilo po mendon të largohet në janar dhe ka filluar të shikojë që tani për një skuadër të re.
I ardhur nga Manchester City në vitin 2019, ai bëri 199 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 9 gola dhe 13 asistime, por tashmë aventurës së tij me fanellën bardhezi duket se i ka ardhur fundi. Lojtari ka kontratë me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2025. /tvklan.al