VolfGang Amadeus Moxart kompozitori gjeni austriak , pasi ka mahnitur oborrin mbretëror, zbret për të mrekulluar dhe artdashësit e operas dhe të vetë Moxart, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Ky teatër është duke u përgatitur për aktivitetin më të madh të kësaj fundjave “video-festival Moxart” i cili do të zgjasë nga datat 6 deri në 8 Nëntor. E premtja do të sjellë operan “Don Xhovani” e cila nuk hyn në veprat komike por as tragjike, për të vijuar më pas me komendinë “Kështu bëjnë të gjitha” ku flitet për martesë, ndarje e pabesie. Dita e Dielë do të sjellë dhe veprat teatrale të Moxart si “Flauti Magjik” vepër që duket si një përrallë për të rritur.
Pamje TOB, koncerti Moxart./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti