“Jemi të hapur për çdolloj hetimi”
Ministria e Shëndetësisë tha sot se ka qenë e hapur për bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që po verifikon akuzat e Partisë Demokratike për tenderat gjatë kohës së pandemisë.
Në kthimin e përgjigjes ndaj SPAK, Ministria e Shëndetësisë thotë se mbetet e hapur ndaj çdo hetimi. Ministria thotë se ka vënë në dispozicion të gjitha dokumentacionet e kërkuara nga SPAK.
“Prej datës 27 prill, – thuhet në reagimin e ministrisë së Shëndetësisë, – edhe KLSH ka ushtruar një audit për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe respiratorët për pacientët e prekur me Covid”.
Tv Klan