Një muaj i rrallë ku e keqja qëndron e lidhur dhe besimtarët mysliman kanë mundësi të bëhen të mirë edhe më. Janë ditët e faljes, sakrificës dhe bujarisë. Me lindjen e diellit ëshë çelur dhe muaji i Ramazanit, falja e sabahut shoqërohet edhe nga 4 falje të tjera. Jemi në kalendarin nënor dhe do të agjërohet për 29 ditë.
Muaji i Ramazanit për besimtarët mysliman nisi të hënën dhe përfundon po në të njëjtën ditë, me 29 Nëntor. Muaji i Ramazanit quhet ndryshe dhe ai i durimit që shpërblehet për të gjithë në parajsë.
Agjërimi prishet nëse ha ose pi me qëllim, e nxjerr ushqimin dhe kryen mardhënie seksuale ose pi cigare gjatë këtij muaji. Lejohet të mos agjërojnë gratë shtatzëna, ato me fëmijë në gji, të sëmurët dhe udhëtarët, por ditët e tyre duhen plotësuar më vonë.
Në këtë muaj prokupimi kryesor i myslimanëve nuk është barku, por shpirti. Misioni i tyre është madhështor. Një ditë agjërim është shpërblim shumë herë më i madh nga kaq sa bëhet për 30 ditë./tvklan.al